Google ADS

Sa të rrezikuara janë zgjedhjet në Kosovë nga ndikimi rus?!

02:15 | 28 Maj 2017
Trina Galanxhi

Përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën janë evidente, kështu kishin vlerësuar më herët zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve në vend.

Sipas tyre, shtrirja e këtij ndikimit është i vogël në krahasim me vendet e tjera të rajonit, mirëpo përsëri duhet të pasur kujdes.

Kurse, në anën tjetër senatori demokrat amerikan Rober Torriceli, i kishte bërë thirrje Shqipërisë të jetë shumë e kujdesshme dhe e vëmendshme, pasi ekzistojnë informacione të bazuara se Rusia do të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e qershorit.

Duke parë këtë paralajmërim,  është ndjerë rreziku për ndërhyrjen e Rusisë edhe në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Njohësit e fushës së sigurisë kanë mendime të ndryshme sa i përket ndikimit rus në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Rreziku nga ndikimi rus

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, duke folur rreth rrezikut sesa mund të ndikojë Rusia në zgjedhjet në Kosovë, ka thënë se duke e parë dyshimin që ka ndikuar në zgjedhjet në Amerikë, është e kuptueshme që një ndikim të tillë ta ketë edhe në Shqipëri, e sidomos në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

“Kosova si shtet i ri në formim e sipër në shumë sfera ende nuk është e pavarur drejt suverinitetit të saj. Nëse një Rusi ka pasur  forcën që të ndikojë në shumë zgjedhje të shumë shteteve tjera, e pse mos të themi  që diçka e tillë dyshohet edhe për zgjedhjet në Amerikë, është e kuptushme që një ndikim të  tillë ta ketë edhe në Shqipëri,  e sidomos edhe në zgjedhjet e ardhshme që duhet të ndodhin në Kosovë” ka pohuar Tërnava.

Sipas Tërnavës, Rusia mund ta shfrytëzojë jo efikasitetin e Kosovës për të rritur ndikimin e saj në politikat e saja dhe në kursin politik.

“ Me vetë faktin sikur që e thashë se ende jemi në formim e sipër si shtet, e dhe me praninë e ndikimit të  krimit në të gjitha sferat e jetës në Kosovë, e sidomos jo efikasitetit i institucioneve ma profesionale që duhet ta luftojnë  krimin e organizuar. Kosova tani o zhytur thellë në jo efikasitet, gjë  që pra Rusia mund ta shfrytëzojë këtë situatë për qëllimet e saja, që të ketë ndikim që  edhe në të ardhmen të jetë ma e pranishme me politikat e saja dhe kursin politik në Kosovë, për t’i arritur qëllimet e saja të cilat ajo dëshiron t’i realizojë në vendin tonë” ka nënvizuar Tërnava.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Naim Maloku ka thënë  se nuk është mirë të përdoren gjëra të tilla në kohë të fushatës, sepse për momentin gjithçka është brenda kornizave të sjelljeve demokratike.

Sipas Malokut, partitë politike më mirë është të garojnë me programe dhe me individë, e jo të kërkojnë “armik të brendshëm”.

“Sa i përket atyre konspiracionet që janë se do të ndikojë dikush nga jashtë në Kosovë, mendoj se partitë politike janë duke garuar për momentin ende në kornizën e përcjelljeve dhe sjelljeve demokratike dhe besoj që do të ndodh edhe gjatë kohës së fushatës. Përveç Vetëvendosjes të gjithë kanë qenë në pushtet dhe nuk është mirë të përdoret Rusia dhe Serbia gjatë fushatës. Partitë politike mirë është të garojnë me programe dhe me individë dhe votuesi të përcaktohet në bazë të programeve të cilët jua besojnë partitë politike” ka pohuar Maloku, shkruan BotaSot.

Ai ka theksuar se nuk i beson asaj se Rusia mund të ndikojë në zgjedhje, sipas tij nuk është mirë t’i përdorin ato.

“Nuk i besoj asaj, nuk është mirë me i përdor ato, janë kadidatët, janë partitë politike dhe nuk është mirë të gjendet “armiku i brendshëm” që ky është me Rusinë e ne nuk jemi, nuk është mirë të përdoren këto. Uroj që të mos përdoren këto gjëra, e theksoj që përmes Vetëvendosjes secili me secilin kanë qenë në periudhën e caktuar në qeverisje, kanë qenë në koalicone bashkë, tash janë bashkë dhe duhet të kadidojnë me programe dhe idividë ” ka shtuar Maloku.

Maloku ka shtuar se nuk duhet të përdoren akuza të ngjajshme pasi që edhe në Shqipëri është akuzuar Basha që është me Rusinë, mirëpo tani kanë nënshkruar marrëveshje.

“Nuk është mirë të përdoret Rusia dhe Serbia. Në Shqipëri u akuzua që Basha është me Rusinë po ja përsëri kanë bërë marrëveshje prapë, e pse atëherë e lejoi Rusia Bashën ta bëjë marrëveshjen? Nuk është mirë të përdoren ato gjëra, për momentin janë brenda kornizave të sjelljeve demokratike, është mirë të garojnë me kadidatë e me programe, dikush do të votojë kandidatin, dikush programin” ka përfunduar Maloku.

Ndikimi i hakerëve rus

Ndërsa, profesori i sigurisë Avni Islami shprehet se mënyra e votimit nuk i lejon hakerëve kibernetikë që drejtpërdrejt të kenë ndikim në zgjedhjet paralamentare në Kosovë.

“Sa i përket ndikimit rus në Ballkan vërehet që një kohë e gjatë që nga viti i kaluar, Rusia përmes statelitëve të vet pro rus të qeverisë serbe po përpiqet që të shtrijë aktivitetin e vet jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan në përgjithësi e cila po gjen mënyra dhe metoda për ta rritur influencën e saj. Sa i përket ndikimt të saj në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sistemi jonë i cili është pothuajse është i qartë përmes votimit elektronik, nuk lejon që drejtpërdrejt përmes hakerëve kibernetikë të ndikojë drejtpërdrejt në zgjedhjet parlamentare në Kosovë” ka theksuar Islami.

Islami ka shtuar se influenca e Rusisë tek partitë politike në Kosovë është zero dhe procedurat të zgjedhjeve nuk e lejojnë ndikimin rus.

“Nuk do të thotë kjo që nuk besoj që nuk do të ketë ndikim, por që influenca e saj në partitë politike unë besoj që është zero sepse në të gjitha subjektet që janë në Kosovë janë pro perëndimore dhe asnjëra nga ato nuk është etikuar dhe nuk ka pretentime që të ketë bashkëpunime qoftë me partnerin rus qoftë me të tjerët. Ndërsa, Rusi e ka një shans të mirë që përmes Listës serbe e cila duket që është unike që të përpiqet që pas zgjedhjeve t’i minojë proceset dhe vendimarrjet që janë në favor të Kosovës, t’i pengojë ato. Ndërsa sa i përket rreth procedurave të zgjedhjeve nuk besoj që ka ndonjë ndikim” ka përfunduar profesor i sigurisë, Avni Islami.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme