Google ADS

Sa shpenzuan mërgimtarët gjatë pushimeve në Kosovë?

11:02 | 20 Gusht 2022
K.B

Dihet që sezona e verës është ajo që i mbledh të gjithë mërgimtarët në një vend.

E sa shpenzojnë ata gjatë pushimeve që i kalojnë në Kosovë, arbresh.info ju sjell disa nga shifrat që i kanë shpenzuar ata.

“Mjaftueshëm, sa me kalu një pushim normal”, shprehet një nga mërgimtarët.

E njëri deri më sot i ka shpenzuar fiks 800 euro.

Ka edhe të tjerë që kanë shpenzuar vetëm 250 euro.

Kur themi se Kosova është një vend i lirë, njëri nga diaspora na thotë të kundërtën, ai gjatë qëndrimit të tij këtu ka shpenzuar diku me mijëra euro.

“Kam shpenzu më shumë se çdo kund në Evropë, pesë zero e përpjetë”, thotë ai.

E kuptohet që gjatë kësaj sezone edhe numri i dasmave është më i madh, por duket se bashkëvendësit tanë nuk i kanë frekuentuar aq shumë.

Shumica prej tyre siç kanë ardhur, edhe do të kthehen pasi nuk janë në kërkim për të gjetur nuse/burrë./Kujtesë Berisha /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme