Prej datës 15 deri më 22 gusht ministri i Drejtësisë, Selim Selimi bashkë me atë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stbulla, qëndruan për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E ministri Selimi me vete kishte edhe shefen e kabinetit Diana Rugova dhe asistenten ekzekutive Blerta Berisha.
Gazeta Infokus ka siguruar shpenzimet që i kanë bërë Selimi me Rugovën e Berishën.
Për një javë qëndrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Selim Selimi ka shpenzuar 3 mijë e 999 euro e 76 cent.
Prej tyre, 638.15 për akomodim, 528 euro para xhepi, 1 mijë e 182 euro e 84 cent shpenzime tjera dhe bileta ka kushtuar 1650 euro e 77 cent, transmeton Arbresh.info.
Shefja e kabinetit të ministrit, Diana Rugova për këto ditë qëndrimi ka shpenzuar 3 mijë e 160 euro e 95 cent.
Për akomodim ka shpenzuar njëjtë si Selimi 638.15 euro, njëjtë edhe para xhepi 528 euro ndërsa shpenzime tjera Rugova 344 euro e 3 cent.
Bileta ka kushtuar njëjtë 1650 e 77 cent.
Shpenzime krejt të njëjta 3 mijë e 160 euro e 95 cent ka bërë edhe asistentja ekzekutive e Selimit, Blerta Berisha.
Gjatë këtij udhëtimit ministri Selimi ishte takuar me përfaqësues të lartë nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare (OIA) të Departamentit të Drejtësisë, Bruc Ohr, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Mattheë Palmer, përfaqësuesin e lartë të USAID për Evropën dhe Euroazinë, z. Brock Bierman, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-së, Jorgan Andreës, nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Ryan Tully, drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Amanda B. Ahlers, Drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës