Më saktë, në specifikimin teknik të mallrave, thuhet se Zyra e Thaçit kishte blerë 3 çanta biznesi për dokumente dhe llaptop ‘Samsonite’, secila nga 169 euro, në total 507 euro. 2 çanta krahu për dokumente, secila nga 120 euro që në total bëjnë 240 euro. Si dhe nga një çantë: një çante bagazhi për rrugë 260 euro; një çantë krahu për dokumente dhe llaptop 179 euro; si dhe një tjetër cant bagazhi për rrugë 200 euro, të gjitha të markës ‘Samsonite’, por me specifika të ndryshme.
Këto çanta shkruhet se janë ‘shumë kualitative dhe elegante, si Samsonite ose ekuivalent’.
Të gjitha 8 çantat i kanë kushtuar arkës së shtetit 1 mijë e 386 euro.
Por, veç tyre janë blerë edhe 14 copë telefon ‘Nokia E72’, secili nga 269 euro, që në total i bie 3 mijë e 766 euro.
Është blerë po ashtu një llaptop 999 euro, si dhe tre mbështjellës për llaptop në vlerë 30 euro.
Në total kjo faturë i ka kushtuar kuletës së shtetit 8 mijë e 157 euro.
Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.
Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.
Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.
Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit