Policia e Kosovës muaj më parë ka paraqitur projektin më të ri, me pajisjet “patrulla inteligjente”.
Sipas Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të sigurisë, deri më tani kjo arritje po shihet si pozitive në shumë aspekte.
“Me anë të implementimit të këtij projekti Policia e Kosovës ka ngrit kapacitetet operative, profesionale dhe të teknologjisë, ku përmes tyre po arrihen rezultate pozitive në shume aspekte, përfshirë në identifikimin e kundërvajtësve, ku edhe po arrihet siguria më e madhe në trafik, parandalimi i aksidenteve dhe ulja e numrit të aksidenteve etj,” thotë policia për arbresh.info.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, e quan të suksesshme deri më tani këtë pajisje, mirëpo ai thotë se është herët të analizohet efekti i kësaj.
“Patrullat me veturën e tyre me kamera që ka hapësirën e veprimit 360 shkallë po tregohen të suksesshme në parim. Por duhet të analizohet efekti pas gjashtë muajve të parë se deri në çfarë mase dhe cilët janë personat që janë kapur nga kamerat e kësaj veture. Sepse duhet ditur a kanë qenë personat që janë recidivista në komunikacion a janë personat për herë të parë të cilat janë statistikat e shkelësve të ligjit të komunikacionit etj”, tha Shala.
Ndërsa Policia thotë se përmes këtyre pajisjeve tash po bëhet më lehtë matja e shpejtësisë.
“Pajisja Inteligjente ose Smart Patrol mundëson që të bëjë matjen e shpejtësisë së lëvizjes të mjeteve në të dyja drejtimet e qarkullimit të tyre, leximin e targave dhe me ndërlidhjen e saj me sistemet dhe databazat e Policisë se Kosovës, do të bëjë identifikimin e kundërvajtjeve me sistemin ditën dhe natën”, thonë në polici.
Policia e Kosovës në muajin gusht është paisur me këtë teknologji të re, për t’i identifikuar dhe gjobitur kundërvajtësit në trafik pa pasur nevojë të bëjë ndalimin e automjeteve./Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...