Kalimi transit nëpër disa aeroporte është një nga shkaqet kryesore pse humbin valixhet e pasagjerëve.
Në aeroportin e vetëm civil të vendit, funksionon shërbimi që merret me valixhet dhe gjësendet e humbura apo të harruara.
Në këtë dhomë mbahen gjësende të ndryshme, duke filluar nga valixhet e mbushura, karrocat e fëmijëve, lodrat apo edhe librat në gjuhë të huaja, për të cilat zyrtarët përgjegjës kërkojnë pronarin gjatë gjashtë muajve në vijim, sipas praktikave ndërkombëtare.
Fetije Sipahi, që drejton këtë shërbim, tregon se çka duhet të ketë udhëtari që kërkon valixhen apo gjësendin e humbur.
Ajo thotë se nëse pas gjashtë muajsh nuk paraqitet askush t’i marrë gjërat apo nuk vjen, pavarësisht se është kontaktuar, atëherë komisioni ndërmerr veprime tjera.
Bekim Ramadani nga njësia doganore në aeroport tregon se çka ndodh me gjërat me vlerë që konfiskohen nga kjo dhomë.
Në këtë aeroport vazhdojnë t’u bëjnë thirrje personave që kanë humbur apo harruar ndonjë gjë në aeroplan të paraqiten në këtë shërbim, në mënyrë që t’u dilet në ndihmë. /rtk
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...