Çdo 15 mars, që nga viti 1962 shënohet Dita ndërkombëtare e Konsumatorëve në Kosovë.
Ndonëse, konsumatorët në vend janë të mbrojtur me ligj, shkeljet e të drejtave të tyre janë evidente.
Por, sa janë të mbrojtur konsumatorët në vendin tonë, tregojnë njohësit e kësaj fushe.
Drejtori i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku për “Arbresh.info” thotë se të gjitha ushqimet janë të kontrolluara ani pse vetë ai ka hasur në produkte pa afat nëpër markete të ndryshme të Kosovës.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po na bind se të gjitha ushqimet janë të kontrolluara në aspektin edhe të Inspeksionit të Tregut, por megjithatë gjatë shëtitjeve të mija nëpër marketet e ndryshme, unë gjejë por edhe ankesat janë të numërta që ka produkte me afate të skaduar”, u shpreh Kaçaniku.
Tutje, Kaçaniku shpjegon si mund të ndodh që të skadojë një produkt edhe para afatit të skadimit.
“Produkt i skaduar është edhe ai produkt që i ka skaduar afati edhe para afatit të skadencës. Nuk do të thotë që çdo produkt me afat skadence është edhe i sigurt nga aspekti i qëndrueshmërisë. Shpesh herë ndodh që produktet të prishen edhe para afatit”, tha Kaçaniku.
Sipas Kaçanikut, kjo ndodh më shpesh të turshitë.
“Kjo më së shumti ndodh te turshitë e ndryshme, dhe nga turshitë më së shumti ndodh të trangujt. Dhe kjo përsëritet nëse biznesi i caktuar i bartë ato nga një market në tjetrin, nga një market ku ka më pak shitje e kërkesa në tjetrin market ku pretendon se ka më shumë shitje dhe kërkesa. Dhe gjatë këtyre transporteve jo standarde, jo profesionale shumica e kavanozave lëndohen në cipën e buzës ku është në kontakt me kapakun, nisin produktet me marrë frymë dhe aj prishet së brendshmi pa u vërejt nga askush dhe konsumatori e vëren në shtëpi”, u shpreh drejtori i “Konsumatorit”, thotë Kaçaniku.
Ai bënë të ditur se numri i të gjobiturve është shumë i vogël.
“Ajo që mund të them nga kompetencat e mija, numri i të gjobiturve është shumë më i vogël, jashtëzakonisht i vogël se që janë arsyet reale, dhe që është më e keqja kjo më shumë i ngjason heshtjes, dhe heshtja në të shumtën e rasteve është më e keqe dhe flet më shumë se ankesa”, potencoi Kaçaniku.
Rafuna: Unë mendoj që konsumatorët shumë mirë janë të mbrojtur
Lidhur me këtë çështje të konsumatorëve, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna thotë për “Arbresh.info” se edhe kompanitë edhe institucionet e shtetit i kanë mekanizmat që i kontrollojnë produktet.
“Janë mekanizma që i kontrollojnë. Përveç që janë kompanitë mekanizmat e brendshëm që i kontrollojnë produktet kur u skadon afati janë edhe mekanizmat e jashtëm prej institucioneve të vendit që i kontrollojnë. Janë inspektoria të ndryshme”, shprehet Rafuna.
Mes tjerash, Rafuna thekson se konsumatorët janë të mbrojtur me ligj, që sipas të cilit, çdo produkt duhet ta ketë përmbajtjen dhe afatin e skadencës.
“Unë mendoj që konsumatorët shumë mirë janë të mbrojtur. Përveç këtyre mekanizmave që i përmenda të brendshëm dhe të jashtëm, është me ligj i parapamë që çdo produkt duhet me e pas edhe përshkrimin edhe afatin e përdorimit dhe çdo konsumator para se me e ble e ka mundësin me e pa afatin e përdorimit të ati produkti të shtypur në të”, pohon Rafuna.
Ndryshe, Kosova ka Ligjin e saj për mbrojtjen e konsumatorët, të miratuar në qershor 2004. Ligji përfshin të drejtën e informimit, sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar.
Më 15 mars 1962, presidenti i SHBA-së John F. Kennedy miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”.
Ndërsa, me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit dhe që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...
Debat i ashpër mes Xuxit, Gresës e Rovenës për Gjestin dhe X...