Përkrahja për gjyqësorin në vazhdimësi ka munguar, pasi kufizimet buxhetore kanë pamundësuar angazhimin e stafit të nevojshëm.
Kështu ka thënë në intervistën për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, Enver Peci, kryetari i Gjykatës Supreme.
Ai ka thënë se sa herë janë ndërruar pushtetet janë dhënë fjalë të mëdha se sistemi gjyqësor do të përkrahet, mirëpo kjo sipas tij deri më tani ka munguar.
“Çdo ministër që po ndërrohet, apo po vjen në pushtet, normal që po japin fjalë të mëdha, mirëpo sistemi gjyqësor në vazhdimësi nuk është përkrahur në nevojat që kërkohet për të qenë efikas, i shpejtë, transparent dhe me staf të mjaftueshëm, si për gjyqtarë, si për staf mbështetës, e sidomos për këtë të fundit. Me vite të tëra është lënë pa përkrahje buxhetore të domosdoshme”, ka deklaruar Peci.
Ai ka thënë se kohët e fundit ka filluar të rritet numri i stafit mbështetës, mirëpo gjendja në gjyqësor nuk mund të ndërrojë me automatizëm.
“Gjyqësori në krahasim me pushtetet tjera është anashkaluar. Jemi pushtet i barabartë, por në kuptimin buxhetor prapë varemi nga pushtetet tjera. Faktikisht ne kërkesat buxhetore i dërgojmë tash në Kuvend, mirëpo edhe Kuvendi si duket pak po vepron, ndoshta në kuptimin e asaj se qysh është edhe përbërja e Kuvendit edhe me Qeverinë. Dhe munden me ndikuar në kuptimin e adresimit të problemeve të gjyqësorit edhe me stopuar. Nuk po flas për buxhetin e 2018-ës, sepse ka pasë një lëvizje pozitive dhe janë aprovuar rreth 106 pozita sa e di unë për gjyqësor me staf mbështetës. Mirëpo derisa të përfundojnë të gjitha procedurat e marrjes së këtij stafi, sigurisht do të na kalojnë edhe gjashtë muaj, sepse janë procedurat e rekrutimit etj.”, ka thënë i pari i Gjykatës Supreme Enver Peci. /kallxo.com
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...