Qasja e kryeministri Kurti ndaj dialogut me Serbinë dhe dinamika e zhvillimit të takimeve deri më tani, sipas ish-ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, nuk kanë treguar përkushtim që ky proces të ketë një planë kohorë për përfundim të shpejtë, shkruan arbresh.info.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se është e mundur që dialogu me Serbinë me një marrëveshje finale të përfundojë gjatë mandatit të tij qeverisës.
Por, për dallim nga Enver Hoxhaj, që vije nga PDK, analistët besojnë që dialogu mund të përfundojë brenda qeverisjes së Kurtit, raporton arbresh.info.
Paqartësi për temat dhe qëndrimit për zbatimin e marrëveshje të arritura më herët po sheh Enver Hoxhaj në bisedimet e udhëhequra nga Qeveria Kurti.
Ai thotë se deri tash nuk ka tema konkrete të diskutuara apo ndonjë marrëveshje.
“Së pari ne nuk i dimë cilat janë temat e dialogut, unë nuk kam dëgjua që ka temë konkrete për ndonjë marrëveshje konkrete të madhe apo te vogël, së dyti nuk dihet se kur do të ketë ndonjë takim i dyti me radhë dhe së treti nuk e dimë se cili është qëndrimi i z.Kurti dhe për zbatimin e marrëveshjeve që janë arrit deri tash. Nuk ka ndonjë temë e cila deri më tash është diskutua në mes të Kryeministrit Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, tha anëtari i kryesisë së PDK-së, për arbresh.info.
Hoxhaj tutje tha se nuk po e sheh ndonjë përkushtim për ndonjë marrëveshje finale.
“Unë mendoj që deri më tash nuk ka pas dialog të mirëfilltë, dhe se a do të nis z.Kurti një proces të dialogut nga ku do të arrihet ndonjë marrëveshje është çështje e tij dhe e qeverisë së tij por deri më tash nuk ka pas ndonjë planë kohorë, ndonjë plan përmbajtjesor dhe ndonjë temë të ndonjë marrëveshje që mund të arrihet. Për një marrëveshje finale nuk po shoh përkushtim plan kohorë prej Qeverisë së Kosovës deri më tash”, deklaroi Hoxha.
Zyrtarët e BE-së, presin që një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të ketë para fundit të këtij viti.
Ndërsa Gazmend Raci, analist për arbresh.info tha se po ka gjasa që një marrëveshje e tillë brenda mandatit të parë të z.Kurti.
“Nëse ka energji pozitive mund të arrihet një marrëveshje e tillë, natyrisht që roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian po ashtu është shumë i rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshje finale brenda këtij mandati. Kryeministri Kurti ka deklaruar më herët që ai do ta shfrytëzoj edhe mandatin e parë të Presidentit Joe Biden që ta zgjidh problemin me Serbinë prandaj unë mendoj që ka mundësi por varet sa janë palët e gatshme me arrit deri te finalja”, tha Raci, për arbresh.info.
Raci tha se shtrirjen e dialogut në nivel teknik po e sheh si humbje kohe dhe sa më parë duhet të koncentrohen në një marrëveshje finale.
“Takime po ka në nivelin teknik edhe unë po mendoj që është duke humbur kohë shumë në nivelin teknik, pasi që do duhej të ishte energjia e koncentrume te marrëveshja finalja politike e jo tek çështjet teknike. Pra ka mundësi që të arrihet një marrëveshje në këtë mandat nëse palët angazhohen më seriozisht në këtë proces” tha Raci.
Kujtojmë që vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati deklaruar se ka mundësi të mëdha të arrihet një marrëveshje brenda mandatit të tij të parë.
Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar takime në Brukesel, ndërmjet kryenogociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në ndërmjetësimin e zyrtarëve në Bruksel. Por që ka dështuar të ketë një takim trepalësh.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit të fundit me përfaqësuesin e BE-së në bisedime, Miroslav Lajçak, tha se janë zhvilluar disa takime dypalëshe me zyrtarët evropianë dhe se tema të diskutimit kanë qenë: energjetika, të zhdukurit e luftës dhe përfaqësimi në nismat rajonale.
Bislimi i hodhi poshtë akuzat e Serbisë se pala kosovare është fajtore për mungesën e takimit trepalësh.
Ai tha se ekziston një “marrëveshje parimore”, në bazë të së cilës, në takimet e përbashkëta diskutohen vetëm temat për të cilat bien dakord të dyja palët./S.D/arbresh.info/
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...