Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës dhe caktimit të datës së zgjedhjeve më 6 tetor, partitë politike kanë “ndezur” motorët për fushatën elektorale e cila pritet të fillojë më 25 shtator dhe do të zgjasë dhjetë ditë.
Si në çdo zgjedhje që është mbajtur më herët, edhe këtë herë premtimi për të luftuar korrupsionin, vazhdon të jetë një ndër premtimet kryesore të liderëve politik.
Të gjitha subjektet politike kanë premtuar se me të ardhur në qeveri, prioritet kryesor do ta kenë luftimin e korrupsionit.
Arbresh.info, për secilin lider veç e veç, i ka pyetur qytetarët se sa i besojnë këtyre premtimeve që bëhen me vite të tëra dhe nuk ka asnjë hap konkret ndaj tyre.
Kreu i PDK-së Kadri Veseli, ditë më parë i ka propozuar partive politike Paktin Kundër Korrupsionit, duke thënë se “nuk është sekret që korrupsioni ka arritur nivele të larta në vendin tonë dhe po e dëmton shumë atë, por lufta kundër korrupsionit është çështja më kritike në agjendën time”.
Disa nga qytetarët e intervistuar për arbresh.info, kanë thënë se Veseli është njeri i duhur për luftën ndaj korrupsionit, por të shumtë ishin ata që thanë se nuk mundet njeriu i korruptuar të luftojë korrupsionin.
Ibish Salihu, Qytetar i Prishtinës ka thënë se: “Kadria vet është i korruptuar, unë nuk e di se si mund të luftojë korrupsionin kur vet është i zhytur në të. Unë mendoj se asnjë lider i partive që kanë udhëhequr deri më tani, nuk e luftojnë, duke përjashtuar Vetëvendosjen e cila nuk ka qenë në pushtet deri më tani”
Një premtim për t’i shpallur luftë korrupsionit, e kishte bërë e ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se “Nëse korrupsionin e luftojmë në mënyrë substanciale, e ndriçojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.”
E për këto fjalë qytetarët kanë thënë se janë vetëm fjalë të kota.
“Ramushi është patriot, ka bërë shumë gjëra në luftë, por korrupsionin nuk mund ta luftojë”, ka thënë qytetari Armend Haziraj për arbresh.info
Ndërkaq edhe kandidatja e LDK-së Vjosa Osmani, është njëra nga kandidatët që nuk i shmanget këtij premtimi.
Disa nga qytetarët nuk besonin në premtimin e saj, disa kanë thënë për arbresh.info që mund ta bëjë këtë pasi që është një kandidate e shkolluar.
“Vjosa, personalisht mund ta luftojë por pasi që dirigjohet nga partia e saj nuk më merr mendja”, ka thënë njëri nga qytetarët e intervistuar nga arbresh.info.
‘’Nuk ka zgjidhje tjetër veç të bashkohemi ndaj korrupsionit.’’, kishte thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Meqë Kurti deri më tani nuk ka udhëhequr asnjëherë shtetin, besimi i qytetarëve ndaj tij pikërisht për këtë arsyeje ishte më i madh.
“Albin Kurtin nuk e kemi provuar në pushtet deri më tani, andaj mendoj se duhet t’ja japim rastin të udhëheqë ngase tjerat parti deri më tani kanë premtuar në secilën zgjedhje por, nuk ka hapa konkrete”, kanë thënë qytetarët për arbresh.info.
Edhe kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj është njëri nga elitat e politikës kosovare që në secilin rast flet për korrupsionin në vend, por se a mundet ai ta luftojë këtë dukuri negative, flasin qytetarët.
Fatmir Limaj: “Po vjen koha e njerëzve që punojnë brenda ligjit për shtetin e tyre.”
“Po të ish kon të luftohet korrupsioni sa herë që është premtuar, deri më tani nuk do ta kishim fare. Nuk ma merr mendja as që Limaj mund ta luftojë atë”, ka thënë një qytetar i intervistuar nga arbresh.info./A.Begolli/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/234609627432245/
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin