Javët e fundit herë pas here Kosova është lëkundur nga me tërmete me magnetudë të ulëta.
Tërmeti i fundit është regjistruar të martën në fshatin Uglarë të Komunës së Gjilanit, me magnitudë 2.7 shkallë të Rihterit.
Por, a është Kosova e rrezikuar nga tërmetet dhe cilat zona janë më të rrezikuarat, për Arbresh.info tregon Shemsi Mustafa, nga Instituti Sizmik i Kosovës.
Sipas tij, rajoni i Dukagjinit është më i rrezikuari, pastaj Gjilani dhe Ferizaj.
“Zonat me rrezikun më të lartë sizmik në territorin e Kosovës janë; zona sizmogjene Pejë-Istog, ZS Ferizaj-Viti-Gjilan, ZS Kopavnik, ZS Prizren-Gjakovë, këto janë zona që përshkohen edhe me thyerjet aktive që mund të gjenerojnë në të ardhmen tërmete me magnitud maksimale 6.5 shkallë të richterit, kurse zonat me rrezik më të ulët, ZS Drenicë, ZS Prishtinë-Mitrovicë, këto janë zonat që përshkohen edhe me thyerjet aktive që mund të gjenerojnë në të ardhmen tërmete me magnitud maksimale 6.0 shkallë të richterit”, thotë Mustafa.
Ende sipas tij, nuk ka pajisje për parashikimin e tërmeteve të saktë për kohën dhe se nuk ekziston asnjë rregull i tërmeteve si peridotitet.
“Meqenëse nuk ka ende pajisje për parashikimin e tërmeteve të saktë për kohën, lokacionin dhe madhësinë, karakteristikat themelore të rrezikut sizmik përcaktohen në bazë të të dhënave për tërmetet që kanë ndodhur në të kaluarën dhe ato tërmete jashtë territorit të Kosovës, të cilat kanë efekte të konsiderueshme në territorin tonë. Në përgjithësi nuk ekziston asnjë rregull i tërmeteve si peridotitet, por vetëm për sa i përket probabilitetit të ndodhjes së ngjarjeve në një vend të caktuar, bazuar në katalogun e tërmeteve dhe disa faktor, si tektonik, gjeologjik si dhe topografik, të studiuara dhe të llogaritura në përpilimin e hartave të rrezikut Sizmik”, thekson ai.
Si të mbrohemi nga tërmetet?
Mustafa për Arbresh.info tregon edhe se si duhet të mbrohemi nga tërmetit dhe çka duhet të ndërmarrin institucionet.
“Është domosdoshme që për çdo objekt të ketë studim gjeologo-inxhinierik, për të parë në çfarë trualli do të ndërtohet. Mbi këtë bëhet studimi inxhinierik-sizmologjik që jep parametrat që duhen marrë parasysh në projektimin antisizmik dhe pastaj zbatimi i këtyre studimeve. Pra, janë shumë hallka që duhen kaluar deri në fillimin konkret të ndërtimeve të gjitha këto hallka, në vendet e ndryshme të botës janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Projektimi sipas kapaciteteve me një qasje tashmë të pranuar nga të gjitha normat bashkëkohore të projektimit e konsideruar një armë moderne dhe e zgjuar në luftën kundër tërmetit. Ndërtimi duhet të jetë i projektuar dhe i kryer në atë mënyrë që gjatë punëve ndërtimore dhe gjatë përdorimit, nuk do të vijë te çrregullimi i rezistencës mekanike, stabilitetit dhe mbrojtjes sizmike”, pohon Mustafa.
Tutje, ai këshillon që qytetarët të mos bien pre e fjalëve të rrugëve që krijojnë panik.
“Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Rrjeti Sizmik. Çdo familje duhet të ketë rezerva ujit të pijshëm dhe ushqimit për 2-3 ditë, një mjet ndriçues (bateri) dhe një broshurë sqarimi si të mbrohemi nga fatkeqësitë natyrore. Në rast tërmeti, largimi nga vendet që janë me rrezik brenda dhome, siç janë objekte të varura për mure mund të shkaktojnë pasoja në njerëz, jo përdorimi i ashensorëve, larg zjarrit apo mjeteve me zjarre, pasi të ndalen dridhjet në mënyrë të organizuar dhe të sigurt pa panik të largohen nga objekti në një vend më të sigurt, sepse çdo herë pas një tërmeti mund të ndodhin pasgoditje që janë me rrezik të madh, tu ndihmohet familjeve me fëmijë të vogël, të moshuarve që në mënyre të sigurt të dalin nga objektet, të komunikojnë njëri me tjetrin deri sa të janë të sigurt që nuk ka mbet askush brenda objektit. Ndalohet kthimi në objekte para se ta analizojnë dhe vlerësojnë organet kompetente objektin se e ka ruajtur integritetin e elementeve strukturor dhe jo strukturor”, thotë ai tutje.
I pyetur se a mendon që shteti ka dhënë informacion sa duhet për qytetarët për kujdesin ndaj tërmeteve, Mustafa thotë se ka të dhëna të mjaftueshme.
“Sa i përket rrezikut Sizmik për territorin e Kosovës, ministritë kanë të dhëna të mjaftueshme, sepse ekziston institucioni që merret pikërisht me këtë fushë, pra Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, i cili e ka për obligim që të ofron të dhëna për institucionet relevante e në këtë rast Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencës , Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), shprehet ai.
Kosova gjeografikisht është në zonën e kontaktit së dy pllakave të mëdha tektonike, në njërën anë të Afrikës që shtyn Euro-Aziatiken dhe për këtë, sipas tij, qëndron në themel të saj, për këto arsye, vendet në zonën mesdhetare i përkasin vendeve me rrezik të lartë sizmik duke përfshirë edhe zona përreth.
Ndërtimi, sipas tij, duhet të jetë i projektuar dhe i kryer në atë mënyrë që gjatë punëve ndërtimore dhe gjatë përdorimit, nuk do të vijë te çrregullimi i rezistencës mekanike, stabilitetit dhe mbrojtjes sizmike.
Shkalla për realizimin e rezistencës mekanike, stabilitetit dhe mbrojtjes sizmike të ndërtesës duhet të sigurohet nga realizuesi gjatë ndërtimit dhe pas ndërtimit të tërë sistemit konstruktiv të ndërtimit”, thotë ai.
Ndër tjerash, ai shton se janë disa hallka që duhen kaluar deri në fillimin konkret të ndërtimeve.
“Janë shumë hallka që duhen kaluar deri në fillimin konkret të ndërtimeve të gjitha këto hallka, në vendet e ndryshme të botës janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Projektimi sipas kapaciteteve me një qasje tashmë të pranuar nga të gjitha normat bashkëkohore të projektimit e konsideruar një armë moderne dhe e zgjuar në luftën kundër tërmetit. Dorëzimin sukcesiv – hierarkik të strukturës ndaj tërmetit, duke e përqendruar dhe shpenzuar forcën sizmike në elemente të cilat nuk e rrezikojnë integritetin e strukturës në tërësi”,
shton ai.
Sipas tij, ndërtimi duhet të jetë i projektuar dhe i kryer në atë mënyrë që gjatë punëve ndërtimore dhe gjatë përdorimit, nuk do të vijë te çrregullimi i rezistencës mekanike, stabilitetit dhe mbrojtjes sizmike.
Ndryshe, më 14 mars qytetarët e Malit të Zi në orët e hershme të mëngjesit i zgjoi një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter. Dridhjet u dëgjuan edhe në Kosovë.
Po ashtu, EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë.
Sipas njoftimit tërmeti ishte me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter dhe sipas raporteve fillestare, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.
Nga tërmeti në Itali u alarmuan edhe Sllovenia e Kroacia. Kurse mëngjesin e së premtes, Greqinë e goditën dy tërmete të forta.
Sipas të dhënave sizmiologjike, lëkundjet sizmike të kësaj magnitude ishin me epiqendër në Detin Jon në afërsi të Filiatra. Tërmeti u ndje edhe në Kretë, Patra dhe Athinë.
Ndërkohës, tërmeti më i fortë i regjistruar dhe i dokumentuar në Kosovë është tërmeti i vitit 1921, në zonën Viti-Ferizaj- Gjilan me një magnitud prej 6.1 në shkallën Richter dhe një intensitet prej 8.5 ballë Mercali. /Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...