Sa e dëmtojnë LDK-në “shuplakat” e Abdixhikut për lidershipin e vjetër?

08:01 | 5 Shkurt 2022
S D

Askush nuk duhet të humbë, kontributin e atyre që punuan për vite me radhë për një kauzë.

“Eliminimi” i të vjetërve nga gjeneratat e reja po shihet si dëmtim për partitë politike.

Të paktën kështu e vlerëson, profesori Mazllum Baraliu, shkarkimin e Agim Veliut nga të gjitha funksionet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një prononcim për arbresh.info, Baraliu ka shpjeguar se largimi i personave që kanë kontribuar me vite të tëra nga partia dëmton vetë partin në të ardhmen.

“Partia ka nevojë për çdo individ për kontributin, përvojën politike dhe punën e tij do të duhej të kishte bashkëpunim mes veti dhe jo largim apo diskriminim duke përjashtuar personat. Kjo e dëmton cilësinë dhe ardhmërinë e një subjekti politik”, ka deklaruar Baraliu.

Se largimi i atyre që kontribuuan për dekada me radhë do të dëmtojë partin, e thotë edhe njohësja e çështjeve politike në vend, Afërdita Maliqi.

Madje sipas Maliqit, Abdixhiku është dashur të gjejë mënyrën e reformimit të partisë e jo t’ju japë “shuplak”, figurave që kontribuuan për të ngritur partin më të vjetër në Kosovë.

“Ardhja e tij në krye të  LDK-së ka qenë edhe një shuplake për të vjetrit e kësaj partie. Abdixhiku është dashur të gjeje mënyrën e reformimit të partisë, pa anashkaluar të vjetrit. Asnjë partie, që me parë ka përjetuar ndarjen, e në këtë rast LDK-së, nuk i konvenon një përçarje e dyte”, ka thënë Maliqi për arbresh.info.

Vetëm një javë më parë, pas largimit nga kryesia e partisë, Agim Veliu tashmë deputet u shkarkua edhe nga udhëheqja e degës së LDK-së në Podujevë.

Në vende të tij në një kuvend të jashtëzakonshëm, në krye të kësaj dege është vënë, Ekrem Hyseni.

Kujtojmë që për ndryshimet në krye të partisë më të vjetër në Kosovës, kishte paralajmëruar me të ardhur në krye të LDK-së, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit Lumir Abdixhiku si kryetar i ri.

Abdixhiku, paralajmëroi se kjo parti mbyll dyert për ata që s’kanë çfarë i japin më këtij subjekti.

“Unë nuk besoj që ne duhet të vazhdojmë dekadën e katërt të LDK-së, me njerëz që s’kanë çfarë i japin LDK-së”, pati thënë Abdixhiku./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme