Mendim Blakaj, i cili është vlerësues i licencuar për pasuri të paluajtshme, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 10 milionë eurove për blerjen e objekteve të ambasadave nëpër vendet mike.
Blakaj tha se faktor për çmimin e objekteve në këtë rast janë lokacioni, sipërfaqja, zona ku ka për tu vendosur, kushtet apo çdo kërkesë shtesë që mund ta ketë ambasada.
“Përderisa qeveria nuk i caktoi vendet se ku do të blihen pronat e paluajtshme, atëherë nëse do t’i blinte në Gjermani, në Zvicër, apo ShBA, pra në vendet ku bashkatdhetarët tanë janë më të koncentruar atëherë çmimet e tregut në atë zonë janë shumë më të larta se sa jemi mësuar ne në Kosovë”, është shprehur Blakaj në Klan Kosova.
Tutje, ai përmendi qytetin e Berlinin, zonë kjo ku tani gjendet Ambasada e Kosovës në Gjermani, ku tha se bazuar në indeksin e çmimeve të pronave të paluajtshme në këtë shtet, atëherë çmimet sillen prej 6 mijë deri në 8 mijë euro për metër katrorë.
“Nëse kushtet minimale për sipërfaqe të një ambasade do të ishin 200 metra katrorë, çmimi do të sillej prej 1.2 milionë deri në 1.5 milionë euro në qytetin e Berlinit”, është shprehur Blakaj.
Shembull tjetër ishte edhe shteti i Zvicrës, përkatësisht zona ku ndodhet Ambasada e Kosovës në këtë shtet, ku tha se çmimet në zonën e Cyrihut sillen prej 10 mijë deri në 13 mijë franga.
“Në Zvicër çmimet sillen prej 10 mijë deri në 13 mijë frang në zonat ku tani gjendet Ambasada e Kosovës, atëherë në një sipërfaqe prej 200 metrave katrorë, çmimi do të sillej rreth 2 milionë franga”, ka thënë Blakaj.
Kurse, çmime shumë më të ulëta kanë vendet e rajonit, ku në Shqipëri çmimet e zyrave apo ambienteve komerciale, sipas Blakajt sillen prej 1 mijë e 500 euro deri në 2 mijë euro.
“Ndërsa, në Shqipëri, çmimet e zyrave apo ambienteve komerciale, çmimet sillen prej 1 mijë e 500 euro deri në 2 mijë euro për metër katrorë, ndërsa në Kroaci prej 3 mijë deri në 4 mijë euro për metër katrorë, por këtu duhet të kihen gjithmonë parasysh kërkesat e shtetit të Kosovës”, është shprehur Blakaj.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?