Google ADS

Sa do të jetë rritja e pagave, ja çfarë thonë ekspertët e ekonomisë

12:33 | 21 Shtator 2017
L G

Shërbyesit publik në Kosovë do të mund t’i gëzohen rritjes së pagave nga janari i vitit të ardhshëm. Të paktën kështu premtoi Ministri i ri i Financave, Bedri Hamza me të marrë detyrën.

Por të punësuarëve u intereson se sa do të jetë rritja. Bedri Hamza ka thënë se ajo në harmoni me rritjen ekonomike në Kosovë që vlerësohet të jetë 3.6 përqind. Kjo do të thotë se rritja e pagës mesatare, që sillen prej 130 deri në 400 euro do të jetë pesë euro për ata me pagë 130 euro dhe 14 euro për ata me 400 euro.

A është kjo rritja që e presin të punësuarit apo kemi të bëjmë vetim me korrigjim kozmetik, që ndoshta nuk mbulon as inflacionin.

Muhamet Mustafa njohës i çështjeve ekonomike, në një prononcim për sovrani.info, ka thënë se kjo rritje mund të mos jetë adekuate, por sipas tij nuk duhet ndjekur tjetër politikë.

‘’Pa marrë parasysh se për kategori të caktuara kjo rritje mund të mos jetë adekuate, në përgjithësi, në mesatare nuk do të duhej ndjekur politikë tjetër. Kjo nuk eviton mundësinë që të bëhen korrigjime e harmonizime brenda kësaj rritje të përgjithshme, pra mos të bëhet një rritje lineare për të gjithë njësoj, por në përgjithësi rritja e buxhetit të përgjithshëm për paga nuk duhet ta kaloj përqindjen e rritjes ekonomike’’, është shprehur eksperti i ekonomisë.

Për rritjet në këmbim të votave njohësi i çështjeve ekonomike nuk e le pa përmendur edhe problemet që shkaktoi në stabilitetin ekonomik.

‘’Pra një rritje e pagave në këmbim të votave e cila krijoi jo pak probleme në stabilitetin makroekonomik. Natyrisht që kështu nuk mund të shkonte gjatë dhe qeveria e kaluar ka vënë politika të qarta dhe konsistente në këtë fushë- rritja e pagave në sektorin publik bëhet në përputhje me përqindjen e rritjes ekonomike dhe rritjes së produktivitetit në punë’’, ka deklaruar Muhamet Mustafa.

Sipas tij, një praktikë e tillë duhet ndjekur në të ardhmen, duke pasur parasysh se pagat në këtë sektor janë tanimë të krahasueshme dhe më të volitshme në krahasim me rajonin.

Mustafa nuk e mohon se kjo rritje mund të mos jetë adekuate. /Sovrani.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme