Ryshfet për të mos vendosur gjobë biznesit, arrestohen dy inspektorët tatimor

18:46 | 13 Shkurt 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe marrja e ryshfetit.

Arrestimi i tyre erdhi pasi Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) – Prishtinë ka marrë informatë se dyshohej për dy inspektorë tatimor të ATK-së gjatë inspektimit në një biznes në Fushë Kosovë, kanë hasur në disa parregullsi dhe me qëllim që të mos e ndëshkojnë pronarin, i kishin kërkuar dhe marrë ryshfet në vlerë 50 euro.

Të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e NJHRKEK – Prishtinë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, dhe pas konsultimit me prokurorin u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme