Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka qëndruar për vizitë në Turqi, ku është pritur në takim nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.
Ndër temat e diskutimit ka qenë edhe situata e sigurisë në Kosovë, transmeton Arbresh.info.
Sipas një njoftimi nga NATO, Rutte e ka përgëzuar Turqinë për përfundimin me sukses të Komandës së KFOR-it në Kosovë.
“Z. Rutte përgëzoi gjithashtu Turqinë për përfundimin me sukses të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke deklaruar se “kontributi juaj i vazhdueshëm me trupa është vendimtar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë”, thuhet në njoftimin.
Rutte udhëtoi drejt Turqisë pas një vizite që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump./Arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...