Ministrat e mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s gjatë takimit dyditor do shqyrtojnë edhe rrethanat në rajon, me fokus të veçantë në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, para nisjes së takimit ka konfirmuar se ka shqetësim në mesin e shteteve aleate për situatën e brishtë në rajon, për shkak të Bosnjës dhe progresit të pamjaftueshëm në dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor. Për faktin se dialogu mes Beogradit dhe Pirhstinës nuk po ecën përpara ashtu siç ne do të donim. Ne e mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Sigurisht gjithashtu jemi të shqetësuar për tensionet secesioniste që ende përpiqen të shkaktojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje-Hercegovinës. Të gjitha këto do jenë padyshim në agjendën tone sepse dëshirojmë të bëjmë gjithçka në mesazhet tona dhe mbështetjen tonë konkrete dhe për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, tha Mark Rutte- sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Tema e Ballkanit Perëndimor do jetë në agjendë në ditën e dytë të takimit ministror, përkatësisht të premten më 18 tetor. Dita e parë do i kushtoihet Ukrainës me ç’rast ne takim do merr pjesë presidenti i këtij shteti Volodimr Zelenski.
Është ky takimi i parë ministror në nivel të NATO-s të cilin do e kryeson sekretari i ri i përgjithshëm, Mark Rutte, i cili morri detyrën në ditën e parë të këtij muaji./rtk
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...