Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka deklaruar se është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën dhe Serbinë që t’i normalizojnë raportet në mes vete.
Në një koferencë për media, kryeministri i Holandës ka theksuar se de-eskalimi i situatës në mes dy vendeve është shumë e rëndësishme për shkak të procesit të integrimit drejtë BE-së, shkruan Arbresh.info.
“Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqe dhe stabilitet por edhe për procesin e integrimit drejtë BE-së. Holanda është investitori i tretë më i madh në Kosovë dhe jemi duke punuar shumë mund të bëjmë edhe më shumë dhe diskutuam se ti të punojmë më shumë në çështjet e migracionit, këtë e diskutuam edhe me presidenten për të bërë më shumë në fushën e liberalizmin të vizave. I përkrahim përpjekjet e Kosovës dhe shpresoj që hapat tjerë do të ketë një bashkëpunim rajonal të kontribuoj në stabilitet dhe prosperitet të vendit”, shtoi ai.
Dy kryeministrat, i Holandës dhe ai i Luksemburgut u shprehet të gatshëm ta ndihmojnë Kosovën dhe vendet e tjera në rajon për të kaluar këto tensione.
“Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit në këtë fushë, ne nuk jemi ekspertët por jeni ne jemi miqtë që dëshirojmë që duam t’iu ndihmojmë. Kemi çdo arsye të besojmë që kemi një partneritet të shëndosh.”, përfundoi Rutte./Arbresh.info/
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...