Google ADS

Rusia vazhdon ta kundërshtoj Kosovën, përkrahje të gjithanshme ndaj Serbisë

13:59 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror është takuar sot me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq me të cilin kanë diskutuar edhe për Kosovën.

Daçiq e ka falenderuar Lavrovin për mbështetjen e fortë dhe të qëndrueshme të integritetit territorial të Rusisë karshi sovranitetit të Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme që Rusia të vazhdojë të shkëmbej informacione dhe të koordinoj aktivitetet në çështjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se në periudhën e ardhshme Serbia do t’i kushtojë vëmendje forcimit të bashkëpunimit ekonomik me Rusinë në mënyrë që të përfitojë nga marrëveshja e tregtisë së lirë.

Ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë vlerësuan se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të larta dhe se bashkëpunimi po zhvillohet në të gjitha drejtimet./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme