Shefi i zyrës së Presidencës e kanë konsideruar si pjesë e fushatës dezinformuese dhe e kanë vlerësuar si të rremë deklarimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.
Është Blerim Vela, ai që përmes një postimi në twitter, ka thënë se Kosova vazhdon të mbështesë aleatët e saj, përfshirë Ukrainën, në mbrojtje të të drejtave të lirisë e demokracisë.
“Akuza e rreme e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov, se #Kosova po dërgon mercenarë në Donbass, është pjesë përbërëse e fushatës dezinformuese që kërkon të justifikojë agresionin ushtarak kundër #Ukrainës. Kosova përkrah aleatët e saj dhe Ukrainën në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë”, thuhet në postimin e Velës në ‘Twitter’.
Agjencia e lajmeve me bazë në Moskë, Russia Today, citoi Lavrovin të premten të ketë thënë se ata po punojnë për të verifikuar informacionin për “mercenarët” nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja që kinse po dërgohen në Ukrainë.
“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen vatër krimi. Ka terroristë, tregtarë droge. Mercenarët rekrutohen atje për konflikte ushtarake të ndezura nga SHBA”, deklaroi Lavrov./arbresh.info/
Fake news alert!#Russia's FM Lavrov false accusation that #Kosovo is providing mercenaries to Donbass is part and parcel of disinfo campaign that seeks to justify military aggression against #Ukraine. Kosovo stands with its allies and Ukraine in defending freedom and democracy. pic.twitter.com/yHxovydMJP
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) February 18, 2022
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...