Rusia ka paralajmëruar që sulmet ajrore amerikane në bazën ajrore siriane mund të kenë “pasoja serioze”, pasi vendimi i Trumpit për t’u përfshirë në një konflikt të huaj hapi një të çarë mes Moskës dhe Uashingtonit.
Luftanija Porter dhe Ross në Detin Mesdhe ka nisur dhjetëra raketa tomahok në bazën ajrore Shayrat, që Pentagoni thotë se ishte përfshirë në sulmin me armë kimike gjatë kësaj jave, transmeton portali arbresh.info.
Ky është vendimi më i madh i Donald Trumpit për politikën e jashtme që prej marrjes së detyrës në janar dhe lloji i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në luftën civile gjashtë-vjeçare të Sirisë, gjë prej së cilës Barack Obama është shmangur./Arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA