Një komitet hetues rus raportohet se ka nisur një hetim paraprak për rastin e shtetasit rus, një punonjës i OKB-së, Mikhail Krasnoshchenkov.
Ata pretendojnë se “trajtimi ndaj tij dhe arrestimi përbëjnë një shkelje të pamëshirshme të së drejtës ndërkombëtare dhe normave të një shoqërie të civilizuar”.
“Komiteti hetues rus ka nisur një hetim për një incident që përfshin një shtetas rus Krasnoshchenko, një punonjës i UNMIK-ut,” njoftoi shërbimi për shtyp i Komitetit, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass, transmeton Klan Kosova.
Shtetasi rus, punëtor i UNMK-ut u arrestua të martën në veri të Kosovës për shkak se kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të misionit të OKB-së gjatë aksionit të policisë ku u arrestuan edhe 19 policë, 11 nga ta serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri