Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka reaguar ndaj deklaratave të ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, Wess Mitchel, i cili gjatë qëndrimit në Prishtinë dhe Beograd, ka folur për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se askush s’ka veto për sigurinë e Kosovës
“Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, edhe më shumë e tensionon situatën e tensionuar”, ka thënë Zakharova.
Ajo ka thënë se ushtria është faktor shtesë destabilizues në Europë.
Ndryshe, gjatë qëndrimit në Kosovë dhe Serbi, ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchel, e ka thënë troç se askush nuk mund të vërë veto në krijimin e ushtrisë së Kosovës, duke aluduar në Listën Srpska, e cila ka të drejtën e vetos për shkak të shumicës së dyfishtë që kërkon votimi në Parlament për këtë çështje.
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën