Eksperti i sigurisë nga QKSS, Plator Avdiu, duke komentuar deklaratën e komandantit-suprem të NATO-s për Europë, Gjeneralit Curtis Scaparrotti, ka thënë se duhet të pranohet që ka ndikim të shtetit rus në Kosovë.
Avdiu, duke folur në Ora e Fundit në Klan Kosova pohoi se “nuk është se nuk ka ndikim Rusia në Kosovë”.
“Deklarimet për involvimin e Rusisë në Ballkan janë shqetësues, pasi kjo nuk ndërlidhet veç me Kosovën, por edhe me vendet tjera të regjionit. Sikur shembulli në Malin e Zi, kur rustë provuan ta ndalojnë me çdo kusht anëtarësimin e këtij shteti në NATO”, ka thënë Avdiu, njofton Klan Kosova.
Ai ka folur edhe për qasjen e NATO-s ndaj Kosovës dhe shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
“NATO duhet ta ndryshojë pozicionin e vet në raport me Kosovën”, tha eksperti nga QKSS.
Avidu ka përmendur edhe faktin se “NATO nuk po e njeh Kosovën shkaku i vendeve brenda aleancës që nuk e njohin shtetin tonë”.
Ndërsa sa i përket formimit të ushtrisë së Kosovës, ashtu siç po thotë NATO, përmes ndryshimeve kushtetuese, Avdiu tha se është shumë e vështirë të ndodhë në këtë formë.
“Shndërrimi i forcës së sigurisë së Kosovës në ushtri nuk shoh se mund të zgjidhet ashtu siç po e kërkon NATO-ja, përmes ndryshimeve kushtetuese. Për shkak se në Kosovë është Lista Serbe e cila nuk pranon të votojë ndryshimet kushtetuese dhe si rrjedhojë e kësaj pamundëson transformimin e FSK-së”.
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...
MCA Kosova mban konferencë për sistem të ruajtjes së energji...
Rritet bilanci i viktimave nga zjarret katastrofike në Los A...