Google ADS

Rusia dërgon një ekip për çmontimin e minave në Aleppo

17:37 | 30 Nëntor 2016
Trina Galanxhi

Ushtria ruse ka bërë të ditur se ka dërguar një ekip për të pastruar pjesën lindore të Aleppo-s nga minat.

Gjenerallejtënant Sergei Rudskoi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse ka theksuar sot (e mërkurë) se njësia për çmontimin e minave përbëhet nga 200 ushtarë dhe 47 automjete, transmeton arbresh.info.  Ai tha se Ministria ruse e Mbrojtjes ka dërguar edhe një spital fushor në Aleppo.

Rudoskoi tha se më shumë 90 mijë civilë vazhdojnë të jetojnë nëpër këto rrethe. Ai kërkoi nga Kombet e Bashkuara të sigurojnë ndihma humanitare për njerëzit që vazhdojnë të jetojnë në Aleppo, duke theksuar se ruga Castello, një rrugë kryesore që çon në qytet, tani është i sigurt për konvojet humanitare.

Ai tha se 647 militantë kanë ikur nga Aleppo, nga të cilët 630 janë amnistuar dhe 17 të tjerë janë nën procedurat e kontrollit. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme