Rumania është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Është Ministri i Jashtëm i këtij shteti, Bogdan Aurescu, i cili ka deklaruar sot se ata përkrahin arritjen e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Acerpress.
Ai është shprehur në takimin që ka pasur me të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se i japin mbështetje një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të dyja palëve.
Aurescu ka shprehur mirënjohjen ndaj Lajçak për angazhimin e tij që të riniste procesi i negociatave, sipas tij, për një çështje komplekse.
“Rumania mbështet arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të dyja palëve, e cila do të kalonte përmes Bashkimit Evropian dhe që do të ishte në pajtueshmëri të plotë me ligjet ndërkombëtare”, është shprehur ai./Arbresh.info/
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj