Rumania nuk ndryshon qëndrim për sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ndonëse përkrah dialogun Kosovë-Serbi, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë në një përgjigje për Radio Kosovën ata kanë thënë se qëndrimi i Rumanisë mbetet i njëjtë.
“Rumania mbështet plotësisht Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimi e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë e që mund të sjellë paqe të qëndrueshme dhe stabilitetin në rajon. Ne mirëpresim gatishmërinë për kompromis, të demonstruar nga udhëheqësit e të dyja vendeve, Beogradit dhe Prishtinës, gjatë takimit të tyre në Bruksel, më 27 shkurt. Ne shpresojmë se negociatat e mëtejme për aneksin e Marrëveshjes së shpejti do të japin rezultate. Siç e dini mirë, Rumania nuk e ka njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosova dhe qëndrimi ynë mbetet i njëjtë,” thuhet në përgjigjen përmes e-mail-t.
Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën si shtet, ku bëjnë pjesë Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia.
Derisa sa qeveria spanjolle dhe ajo e Qipros kanë thënë se nuk do të ndryshojë qëndrim për njohje të Kosovës, ato megjithatë kanë thënë se përkrahin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovakisë ditë më parë i kanë thënë Radio Kosovës se nga Kosova dhe Serbia presin zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe një qasje konstruktive në raundet e ardhshme të negociatave.
“Rezultati i takimit të fundit të Dialogut është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo mund të jetë një shtysë për negociata të mëtejme që çojnë në marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre. Nga të dyja palët presim zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe një qasje konstruktive në raundet e ardhshme të negociatave. ”
Ende nuk është e qartë nëse arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do t’i hapte rrugë Kosovës që të pranohet si shtet të paktën nga disa shtete të pesëshes evropiane që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, në një intervistë për Radio Kosovën pati deklaruar se sipas diskutimeve që ka pasur me përfaqësues të këtyre shteteve, ata presin që të ketë përparime në dialog me Serbinë dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Krerë të lartë shtetërorë kanë deklaruar se ka përparim në lobim për të marrë njohjen nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...