Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nuk ka si ta matet efekti i tarifës së Kosovës të vënë ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja.
“Nuk kemi pasur një listë të gjërave se çfarë duhet të arrijë taksa për një periudhë të caktuar. Efekti kryesor brenda ekonomisë është rritja e vetëdijesimit për moskonsumim të produkteve serbe dhe konsumim të produkteve vendore”, ka thënë Rukiqi, njofton Klan Kosova.
Ai në Sytë Shtatë përveç kontrabandës si mundësi e hyrjes së produkteve serbe, ka folur edhe për një praktikë tjetër, ku përveç Maqedonisë edhe Shqipëria përdoret si rrugë e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.
“Ka rritje të kontrabandës, hyrje të ilegale të produkteve. Ka rieksporto, pra ndryshohen letrat dhe hyjnë në Kosovë. Kemi disa raste të kumulimit të origjinës së produkteve nga Maqedonia. Tjetra, mallrat kalojnë transit nëpër Kosovë në drejtim të Shqipërisë. Është proces i zakonshëm me marrëveshje të CEFTA-së dhe kjo është vështirë të ndalet. Me Shqipërinë nuk është përfitim i origjinës por vetëm ndryshim letrash. Ka rritje të kësaj praktike. Nëse nuk parandalohet problemet do të jenë të mëdha në këtë aspekt”.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...