Google ADS

Rukiqi: Të implementohet menjëher pako emergjente

15:41 | 18 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se pakoja emergjente duhet të implementohet sa më shpejtë që është e mundur.

Gjithashtu Rukiqi tha se edhe për sektorët qe vazhdojnë te përballohen me rënie drastike te qarkullimit duhet te mundësohet ri-programimi i kredive.

Sipas tij Pakoja e rimëkëmbjes është shpresa dhe rrugëdalja e vetme nga një “kataklizëm” i mundshëm ekonomik, ka shkruar Rukiqi në Facebook./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Pakoja emergjente, nëse mund te quhet emergjente, duhet te implementohet sa me shpejt qe është e mundur, prandaj rishikimi i buxhetit duhet te behet ne afatet me te shpejta. Gjithashtu per sektorët qe vazhdojnë te përballohen me rënie drastike te qarkullimit duhet te mundësohet ri-programimi i kredive, konform aftësisë paguese qe e kane.

Shumica e bizneseve ne vend nuk po arrijne te qarkullojne me shume se 50% ne raport me planifikimet, apo periudhen e njejte te vitit te kaluar. Çdo skenar parasheh se paku 5% tkurrje ekonomike. Pakoja e rimekembjes eshte shpresa dhe rrugedalja e vetme nga nje “kataklizem” i mundshem ekonomik, me pasoja te pariparueshme per dekada te tera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme