Rukiqi paralajmëron lehtësimin e masave kufizuese si dhe zgjatjen e orarit të punës për bizneset

15:22 | 14 Janar 2021
L G

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka paralajmëruar se shumë shpejt pritet të ketë lehtësim të masave kufizuese.

Pas rënies së numrit të të infektuarve me Covid-19, duket se Qeveria në largim e Avdullah Hotit, pritet të marr një vendim për lehtësimin e masave kufizuese.

Rukiqi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se pritet të ketë lehtësim të masave kufizues, përfshirë këtu edhe zgjatjen e orarit të punës për bizneset.

“Pas një kohe të gjatë, pritet lehtësimi i masave kufizuese, përfshirë orarin e punës për biznese” ka shkruar Rukiqi./arbresh.info/

Të ngjashme