Pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se po shqyrtojnë mundësinë për shtrëngim të masave.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Rukiqi këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social ’Facebook’, ku edhe i’a ka lënë fajin fushatës zgjedhore për rritjen e numrit të rasteve, transmeton arbresh.info
“Nese ka shterngim masash, gastronomet nuk do te jene te vetmit qe do te protestojne. Biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturen” e pandemise, sidomoa tani kur numri i rasteve eshte rritur, si pasoje e fushates zgjedhore”, ka shkruar Rukiqi.
Kujtojmë që gastronomët për të hënën kanë paralajmëruar një marsh-proteste në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar masat për mbyllje të bizneseve, për heqjen e dënimeve dhe subvencionimin e pagave si dhe qirave për shkak të pandemisë COVID-19./arbresh.info/
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj