Google ADS

Rukiqi merr mbështetje nga Gjermania për investime, kërkohet eliminimi i barrierave në rajon

11:47 | 26 Tetor 2019
A Z

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (ORK), Berat Rukiqi ka mbajtur konferencë për medie rreth vizitës së tij në Gjermani, si për Raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes.

Gjatë kësaj konference Rukiqi foli për vizitën e tij të fundit në Gjermani, ku është takuar me këshilltarin e kancelares Angela Merkel.

Po ashtu tha se diskutuan për bashkëpunimin e Kosovës me Gjermaninë, por edhe për eliminimin e barrierave tregtare në rajon.

“Potenciali ekonomik të regjionit dhe involvimin e Gjermanisë në një kontekst të ri politik jo vetëm Kosovë po në kuptim rajonal. Pas zhvillimeve të fundit që lidhen me negociatat që nuk u hapen në  Shqipëri Maqedoni, si dhe për vonesat e vazhdueshme në raport me liberalizimin e vizave. Ndërsa tema e dytë është publikimi i raportit të fundit të Bankës Botërore, i cili pak a shumë e vendos një standard, për krahasimin e Kosovës me vendet e tjera në rajon por edhe Botë, në reformat e të bërit biznes”, ka thënë ai.

Ai tha se në këtë takim ka pasur disa nën-tema të rëndësishme për të ardhmen e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Gjermanisë por edhe mes Rajonit dhe Gjermanisë.

Pjesë e këtij takimi tha ai ka qenë edhe kryetari i Odës së Serbisë.

“Në takim fokusi ka qen te eliminim i barrierave ne rajon te cilat për vite me rradh e kanë pengu sidomos pozicionin tregtar te Kosovës duke ditë që ka pas barriera të vazhdueshme tregtare, barriera me sfond politik nga Serbia dhe Bosnja. Çështje tjetër që u diskutua është Inovolvimi ose angazhimi qeverisë gjermane, nëse eliminohen barrierat brenda vendeve të rajonit. Në shohim një problem që papunësia e të rinjve  ndikohet nga mungesa e shkathtësive, në mungesën e investimeve të huaj, normalisht qeveria gjermane është e interesuar që ta sheh mundësin e përkrahjes, dhe ne si Kosovë do të shohim projekte që kane qenë të suksesshme në Gjermani dhe Maqedoni. Jemi marr vesh që takimin tjetër ta kemi në muajin  mars ose prill”, tha ai./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/512542165993808/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme