Sa i përket Kosovës, Rukiqi ka thënë se në të kaluarën Kosova ka pasur relacione të mira qoftë me administratë republikane apo edhe me atë demokrate.
Ai ka shtuar se qeveria e udhëhequr nga Lëvizje Vetëvendosje nuk ka relacione të mira me administratën aktuale amerikane.
“Nuk mund ta themi të njëjtën për qeverinë që e kemi tani e cila ka thënë jo atëherë, po thot jo tani, është mësu me thanë jo, edhe jonë që e thot nuk e thotë si duhet dhe premtimet që i ka dhënë ndaj administratave amerikane nuk i ka mbajtë ndaj atyre zyrtarëve të paktë që janë marrë me çështjen e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Rukiqi në intervistë në Five..
Sipas Rukiqit, qeveria aktuale në vend nuk do të mund të “arrijë të punoj me asnjë administratë” amerikane.
“Vazhdimisht ju ka thënë JO të gjithëve, edhe në fazat e tjera kur s’kanë qenë në qeveri, gjithmonë kanë qenë të rreshtuar edhe gabimisht…nuk kanë pasur besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur edhe deklarime në të kaluarën që nuk ka një besim në projektin amerikan…”, ka thënë Rukiqi.
Tutje ekonomisti i LDK-së ka thënë se me kryemistët Lumir Abdixhikun, do të arrijnë që ta rikthejnë Kosovën në top agjenden prioritare amerikane.
“Riparimi i raporteve të dëmtuara do të jetë një prej top prioriteteve të qeverisë Abdixhiku”, ka thënë Rukiqi.
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...