Google ADS

Rukiqi: Krejt kjo periudhë me temën e dialogut e taksës, ka penguar investimet e huaja

12:21 | 21 Dhjetor 2019
L G

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka kërkuar që sa më shpejt të formohen institucionet e reja të vendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Ai shpreson që në fillim të vitit institucionet e reja të jenë funksionale, ngase sipas tij, gjithë kjo vonesë shkon në dëm të zhvillimit ekonomik të vendit.“Ne besojmë se do të kemi shpejt institucionet në funksion.

“Së paku shpresojmë që kjo vonesa e krijimit të institucioneve të mos shkojë gjatë. Duam të besojmë që politikanët do jenë të arsyeshëm dhe në fillim të vitit të kemi një Qeveri funksionale”.Rukiqi këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët me kreun e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka.

I pari i OEK-ut më tej shtoi se sfidë për vendin do jetë dialogu më Serbinë.Kur foli për investimet e huaja ai potencoi se pas pasur ndikim të madh procesi i dialogut dhe taksa e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

“Edhe te investimet e huaja krejt kjo periudhë me temën e dialogut e taksës kanë pengu një reformë në shumë politika fiskale ekonomike dhe kjo ka rezultuar me ngecje të investimeve e ngadalësim të rritjes së eksportit dhe investimeve të huaja./EO

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme