Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se në Kosovë ka fuqi punëtore, por shumica e tyre nuk janë të certifikuar.
Duke përmendur fillimin e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, Rukiqi ka thënë se kompanisë ndërtimore do t’i duhen punëtorë të certifikuar sipas standardeve evropiane dhe sipas tij, punëtorë të tillë nuk ka shumë në Kosovë.
Ai ka thënë se shumica e prodhuesve në Kosovë janë në dilemë nëse do të investojnë në fuqi punëtore apo në automatizim, pasi sipas tij, fuqia punëtore nuk është e gatshme për punë.
“Fuqia punëtore nuk është e gatshme, nuk janë në kuantitetin e duhur. 70 apo 80 për qind i bazojnë në makina që janë automatike. E tërë kjo situatë që është krijuar, ku njerëzit nuk janë të interesuar që të punojnë për shkak të sektorit publik, apo edhe ikjen jashtë vendit, ka detyruar kompanitë që të mendojnë për alternativa tjera”, ka thënë Rukiqi.
“Ne nuk po mund të shfrytëzojmë avantazhin që kemi. Kam parë një inters të jashtëzakonshëm për këtë pjesë të Evropës. Hungaria më nuk ka kapacitet. Ne po vijmë në situatën që po humbin avantazhin duke parë se sa shumë njerëz nuk janë të interesuar që të aftësohen dhe të kualifikohen dhe nuk janë në gjendje të shohin trendin e punëve”, ka shtuar ai.
“Punën e kemi te dera [Kosova e Re]. Aty do të kërkohen elektricistët, salduesit, muratorët. Për të gjithë do të kërkohet të jenë të certifikuar sepse standardi është i lartë për ata që punojnë. Nëse nuk i kemi këtu [punëtorët], ata do t’i marrin në ndonjë shtet tjetër. Çekia sot ka 1.3 për qind normën e papunësisë. Ky shtet po bën thirrje që të mos ketë skema që përkrahin investime ku kërkohet intensitet i fuqisë punëtore, por vetëm aty ku ka automatizim. I njëjti trend është në Rumani, Maqedoni sepse edhe kompanitë maqedonase kanë mbetur pa punëtorë. Në këtë situatë është dashur të jemi të përqendruar këtu”, ka thënë Rukiqi.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, duke folur për ligjim e miratuar të pagave, ka thënë se do të ketë rënie të motivimit te sektori privat shkak u i ngritjes së pagave në sektorin publik.
“Nuk po flasim për greva, por rënie të motivimit që do të ndikojë në bizneset”, ka thënë Zeka.
“Mesatarja e pagave në sektorin e prodhimit është më e ulëta në sektorin privat. Rritja e hendekut ndërmjet pagave i dekurajon njerëzit që të vazhdojnë të punojnë në sektorin e prodhimit”, ka shtuar ai.
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Erold Belegu ka pranuar se ngritja e pagave në sektorin publik dëmton sektorin privat, por sipas tij, qeveria me reformat e reja fiskale ka krijuar lehtësira edhe për këtë sektor.
“Ngritja e pagave realisht e dëmton sektorin privat por mos të harrojmë që vitin e kaluar qeveria Haradinaj ka bërë shumë lehtësira që sektori privat të operojë më lehtë, siç janë reformat e reja fiskale, ne e kemi politikën fiskale ndër më të mirat në rajon. Ligji për pagat ka qenë kapaku i një viti social në Kosovë”, ka thënë Belegu.
“Deri tash kanë pas ndikim grevat po prej sotit mundet me hy në grevë kushdo po ligji duhet të kthehet në Kuvend për me ndryshu”.
Sipas Belegut, qeveria Haradinaj synon që deri në vitin e ardhshëm të ketë rritje ekonomike deri në 6 për qind. “Vitin e ardhshëm këto paga që i kemi mund të kenë rritje deri në 6%”.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...