Qeveria në detyrë e Kosovës ka votuar për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën graduale të reciprocitetit tregtar ndaj Serbisë.
Vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë, emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe veterinare të përdoren në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Ky vendim do mbetet në fuqi deri më 15 qershor 2020, kur do të bëhet vlerësimi i zbatimi të tij.
Lidhur me këtë vendim, kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka thënë se, Kosova tani e tutje duhet të jetë shumë e zëshme dhe argumentues në adresimin e barrierave jo-tarifore.
Rukiqi me anë të një shkrimi në Facebook, tregon se tarifa 100 për qind ka fuqizuar ndërmarrjet prodhuese dhe ka mundësuar ngritjen e vetëdijes së konsumatorit për t’i zëvendësuar produktet serbe dhe boshnjake.
“Kosova tani e tutje duhet të jetë shumë e zëshme dhe argumentuese në adresimin e shumë barrierave jo-tarifore që ekzistojnë me Serbinë dhe Bosnjën. Kosova duhet të mbroj tregun në çdo rast kur të tjerët veprojnë jashtë rregullave të lojës, qoftë me dumping, qoftë me subvencionim të eksporteve. Në të gjitha këto raste duhet automatikisht të merren masa adekuate bazuar në ligjet që i kemi në fuqi”, shkruan Rukiqi.
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...