Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka mbajtur konferencë për medie, lidhur me rimëkëmbjen e ekonomike dhe për takimin në Uashington.
Me këtë rast Rukiqi tha se, tash e 6 muaj as 100 milionë euro nuk janë futë në ekonomi, raporton arbresh.info.
Ai kërkon që te rishikohen masat dhe të zgjatët orari i qarkullimit deri në ora 00:00 që bizneset të veprojnë lirshëm.
“Për një periudhë tashmë 6 mujore as 100 milionë euro nuk janë futë në ekonomi. Në kohen kur vendet tjera kanë fut qindra mijëra euro për me ndihmu që rimëkëmbja ekonomike me qenë më e lehtë. E kemi një buxhet të miratuar i cili është rishikuar dhe është thënë qe do ti dedikohet rimëkëmbjes ekonomike por po i afrohemi mesit të shtatorit. Mjetet duhet të shpërndahen sa më shpejtë dhe të gjitha kompanitë duhet më qenë përfituese nga këto mjete. Mjetet e trustit dhe garancia për kredi, janë disa nga masa të rimëkëmbjes. Ne mendojmë se duhet të rishikohen masat, dhe gjithashtu kërkojmë të zgjatet orari i qarkullimit deri në ora 12 dhe bizneset të veprojnë lirshëm”, tha ai./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?