Google ADS

Rukiqi kërkon masa shtesë në tri vjetët e ardhshme për ta shpëtuar ekonominë: Duhen 200 milionë €

08:53 | 20 Dhjetor 2020
L G

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një intervistë ka thënë se paratë e Trustit duhet të shpenzohen brenda vendit.

Tutje, ai tha se qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim, pasi që pandemia ka shkaktuar shumë humbje te bizneset.“Qytetarët e kanë mirëpritur 10% të Trustit.

Por vetë shkalla e aplikimit dhe numri i aplikimeve na japin disa indikacione. Qytetarët janë në krizë se në kushte tjera nuk do të ishin aq të etur për t’i tërhequr mjetet e trustit”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

“Gjithashtu ne e shohim që ka shumë nevoja bazike që qytetarët pritet t’i tërheqin nga 100 deri në 500 euro dhe kjo tregon që mirëqenia në vend është e cenuar jo vetëm nga kjo krizë por përgjithësi nga këto zhvillimet e fundit që nuk kanë prodhuar zhvillim pozitiv në vend dhe kjo tregon që duhet të ndërrohet qasja në raport me qeverisjen dhe të krijohet një qeverisje që garanton zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët e vendit”.

Rukiqi theksoi se presin një hyrje rreth 200 milionë euro në ekonomi, duke shtuar se në tri vitet e ardhshme duhet të ketë veprime shtesë, të cila mund të lehtësojë jetën e bizneseve.

“Edhe masat në raport me Qeverinë edhe puna e bizneseve në këtë kohën e mbetur të vitit të mundësojë që ato mjete të shpenzohen në Kosovë. Por ne presim një hyrje rreth 200 milionë euro në ekonomi.

Rimëkëmbja nuk lidhet vetëm me vitin 2021 duhet edhe veprime shtesë edhe në tri vitet e ardhshme atëherë mund ta ketë një ndikim që të lehtësohet jeta e bizneseve dhe të ruhen vendet e punës”.

Të ngjashme