Rukiqi-Ibrahimit: Nuk ka skele në Kosovë ashtu si i keni kërkuar ju në ligj, mos kopjoni ligje nga vendet tjera

14:43 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike ka thënë se pajtohet me shumicën e gjërave mirëpo nuk janë skelet të vetmet ato që shpëtojnë jetë.

“Ka masa tjera që mund të ndërmerren jo vetëm skelet. Ne e kemi një ndërtesë në Austri që nuk ka përdorim të skeleve. Kjo masë është më se radikale. Kjo i bie që sa aksidentet po bëhen në komunikacion e tash ta ndalim komunikacionin. Ne në asnjë rast nuk po e kundërshtojmë vendimin e juaj por kjo e fundit është më se radikale. Duhet bërë ndonjë analizë teknike sepse deri sa të vendosen skelet duhen minimum disa ekspert ti montojnë. Është dashur para se të bëhet ky ligj të pyeten grupet e interesit e jo të bëhen copy paste ligjet nga vendet tjera”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk janë të kënaqur me gjendjen si është, por duhet kujdes edhe nga punëtorët.

“Ne e dimë që shumica e punëtorëve janë të mësuar nga zori, jo nga ndonjë shkollë. Skelet nuk janë e vetmja mënyrë dhe nuk ka aq metra katror në Kosovë që të mbulojë një ndërtesë. Jepne një kohë 5 muaj ose më shumë derisa të gjendet mënyrë, e pastaj njëmend mos i lejoni. Por jo kështu menjëherë të veproni pa biseduar. Ky vendim është tejet i ngutshëm dhe nuk e di se ku tentohet të arrihet me këtë punë”, ka thënë ai.

Këtu ka reaguar kryeinspektori Ibrahimi duke thënë se a ka apo nuk ka skele në treg vendpunishtet është dashur ta llogarisin këtë.

“Nuk mund të filloni diçka pa u siguruar a i keni gjërat. Ju as një shtëpi nuk mund të nisni pa pasur tjegulla dhe ne nuk mund të pajtohemi me këtë se në treg s’ka skele. Për çdo gjë mund të negociojmë por asnjëherë për jetën e njeriut. S’mund të merret për bazë kjo që nuk ka skele në treg”, ka thënë ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/250067415686071/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme