Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i ftuar në emisionin ‘Balkan Talks’ të televizionit ‘Euronews Albania’, ka treguar se bashkë me kryesuesin e ekzekutivit, Avdullah Hotin, do ta vizitojnë dy herë SHBA’në për të diskutuar lidhur me projektet për investim amerikan në Kosovë.
“Brenda vitit do jemi dy herë në Shtetet e Bashkuara, për të diskutuar rreth projektet dhe instrumentet, më pas me një delegacion në fund të këtij viti”, ka deklaruar ai në emision.
Tutje, Rukiqi ka thënë se e sheh me skepticizëm shpejtueshmërinë e investimeve amerikane, për shkak të jo-stabilitetit politik në vend.
“Ne kemi një problem me stabilitetin ekonomik, qeveria është jashtëzakonisht fragjile, ka një paparashikueshmëri përsa i përket të ardhmes së kësaj qeverie, si dhe ka vështirësi për marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, ku duhen 2/3-at për votim. Prandaj, unë mendoj se duhet të krijohet një sinergji përbrenda shoqërisë. Kjo na bën skeptik kundrejt realizimit të planeve ekonomike me SHBA’në”, ka sqaruar i pari i OE-së.
Kryetari i OE-së e ka komentuar edhe divergjencën politike në qasje karshi investimeve amerikane, duke thënë se disa nga partitë politike në Kosovë po e shohin ngushtë këtë çështje.
“Të mendosh se nuk do të vazhdojnë projektet ekonomike në rast të zgjedhjeve të reja në SHBA është shqetësuese. Do ketë marrëveshje që do jenë ligjërisht të obligueshme, prandaj do detyrohet t’i mirëmbahen atyre çfarëdo administrate që vjen në krye”, ka thënë ai.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...