Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi ka thënë se nga data 23 dhe 24 dhjetor, paratë e Trustit në vlerë dhjetë për qind do të mund të shpërndahen te qytetarët, duke rekomanduar që këto para të shpenzohen brenda Kosovës.
Ai tha se në këtë takim kishte konsensus që të ketë konsulta për çdo vendim që do të merret për masat anti-COVID, duke paralajmëruar se çdo mbyllje eventuale totale do të ishte një bllokadë për bizneset.
“Pat një pajtueshmëri që kjo periudhë e vitit është e frytshme për bizneset. Është efekti i diasporës dhe efekti i shpenzimeve të konsumit që rritet. Këtë vit pritet diçka më e jashtëzakonshme, në kuptim që më datë 23-24 dhjetor në javën e fundit të vitit një pjesë e mirë e qytetarëve do t’i kenë në dispozicion mjetet që kanë aplikuar prej 10 për qind për t’i tërhequr nga Trusti Pensional. Është shumë me rëndësi që këto mjete të shpenzohen këtu në Kosovë, të krijoj qarkullim, pastaj ajo ka efekte zingjirore”, tha Rukiqi.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen