Me shallin rreth qafës në shenjë nderimi për të, me fotografi të tij në sirtar e me një libër voluminoz të shkruar për jetën e tij, Adnan Merovci, bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, sjell shumë të pathëna për veprimtarinë e karakterin e Rugovës.
Si njeri i urtë, me aftësi të shumta intelektuale, me një karakter të fortë e optimizëm të thellë, Ibrahim Rugova ndihmoi në trasimin e rrugës drejt pavarësisë së Kosovës. Me kontributin e strategjinë e tij politiko-paqësore, Rugova arriti ta “lëkundë” edhe karakterin e ish-udhëheqësit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Kështu tregon Adnan Merovci, ish-shefi i sigurimit të presidentit Rugova. Ai në një bisedë ekskluzive për “Zërin” sjell shumëçka që lidhet me karakterin e Rugovës, me veprimtarinë e tij politike, qëndrimet e tij në Rambuje, qëndrimet e tij karshi UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s e deri te dobësitë e shakatë e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Në takimin që ai kishte pasur me Millosheviqin në Beograd, në kohën e bombardimeve, kishte kërkuar prerazi plotësimin e kërkesave të NATO-s dhe ndaljen e luftës.
Ndërkohë, gjersa tregon për këtë takim shoqëruesi i ish-presidentit thotë se Rugova kishte arritur ta “mposhtte” Millosheviqin. Me armën më të fortë – fjalët.
“Madje-madje, në këtë rast Millosheviqi ka qenë goxha inferior në këtë takim dhe intelektualiteti i Rugovës e ka mundur Millosheviqin. Nëse ai në këtë takim i ka sharë të gjithë liderët botërorë, në raport me Rugovën e ka pasur njëfarë inferioriteti”, shton më tutje ai, shkruan gazeta Zeri.
Edhe pse si udhëheqës i Kosovës atë kohë Rugova nuk e kishte përkrahjen e pothuajse askujt për një pavarësi, ai asnjëherë nuk i humbi shpresat.
“Optimist i papërmirësueshëm ka qenë Rugova, të gjithë ne pesimistë që nuk i kemi besuar. Për këtë arsye Rugovës i atribuohet çështja e vlerave e meritave për pavarësi”, shton më tutje Merovci gjersa thotë se fakti që ish-presidenti nuk ishte pjesë e shpalljes zyrtare të pavarësisë nuk e zbeh aspak kontributin e tij karshi këtij synimi…
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...