Google ADS

Rugova: Thaçi shkeli kushtetutën!

09:53 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Analisti politik, Arben Rugova e ka quajtur veprim antikushtetues shtrimin e iftarit që presidenti i Republikës, Hashim Thaçi e organizoi për mësimdhënësit e shkollave të komunës së Klinës.

“Kosova është shtet laik. Veprimet e këtilla janë antikushtetuese dhe më të drejtë disa kongresmenë amerikanë shqetësohen nga rreziku i ‘erdoganizimit’ të Kosovës”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, presidenti i Republikës si faktor uniteti ka të drejtë t’ju shtrojë iftar vetëm mësimdhënësve të Medresesë apo anëtarëve e punëtorëve të Bashkësisë Islame./AktivPress/

“Askush (as presidenti) nuk ka të drejtë t’ju shtrojë iftar mësimdhënësve të shkollave publike as punëtorëve të institucioneve publike e shtetërore. Prandaj veprimet e këtilla duhet të gjykohen dhe nuk duhet të përseriten”, ka thënë Rugova./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme