Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, në emisionin “Zyra e Ankesave”, ka thënë se çdo kush ka të drejtë të kandidojë për kryeministër të vendit nga LDK-ja.
Rugova tha se nuk është koha që të merren me këtë çështje.
“Ne nuk jemi në një proces zgjedhor, kandidaturën ka të drejtë ta bëjë edhe Gazmend Muhaxheri dhe të tjerët, që po flitet e përflitet. Mendoj që nuk është koha që të merremi me këtë çështje”, ka thënë Rugova.
Ai po ashtu foli edhe për zgjedhjet e brendshme të LDK-së, ku tha se zgjedhjet e përgjithshme në vend nuk varen nga zgjedhjet e brendshme të partisë.
“Zgjedhjet e brendshme të partisë kanë kohë të përfundojnë deri në maj të vitit të ardhshëm. Pavarësisht a ka zgjedhje të përgjithshme a jo nuk varet nga zgjedhjet e partisë…Kryetarin e partisë e kemi dhe çdo gjë po funksionin si duhet”, ka thënë Rugova.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ditë më parë në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka thënë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe se ai duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...