Rugova: Po mundohen ta dëmtojnë imazhin e LDK-së

14:53 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputeti nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se në Istog është duke u bërë një luftë speciale ndaj qytetarëve të saj pasi që sipas tij ka pasur shkelje me taksat e taksapaguesve.

Ai në një status në Facebook,  thotë se kjo ka të bëj me fushatën zgjedhore dhe dëmtimin e imazhit të LDK-së.

Ky është postimi i tij:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, keto ditë në rrjetet sociale dhe mjetet e informimit, është duke u bërë një luftë speciale ndaj qytetarëve të Istogut dhe më gjerë, kinse se ka pasur shkelje me taksat e taksapaguësve të Istogut.

Kjo ka një prapavijë, sepse dokumentet zyrtare tregojnë se qeverisja në Istog është shpallur disa herë nga organizata të ndryshme si komuna ma e mirë, kjo nuk do të thotë se nuk kemi lëshime por ato kanë qenë shumë minore në krahasim me qeverisjet e të tjerve që po ëndrrojnë qe të vijnë në qeverisje në Istog. E gjithë kjo ka të bëjë me fushatën zgjedhore, dhe demtimin e imazhit të LDK-së.

LDK është dhe do mbetet fituese e këtyre zgjedhjeve, përkundër sulmeve që po i bëhen LDK-së, vetem e vetem qe te mbulohen manipulimet e votave permes postës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme