Igballe Rugova nga RrGGK ka deklaruar se dita e sotme është edhe për t’u festuar, por edhe duhet të protestohet sepse sipas saj, ende nuk jemi aty ku duam.
Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, ajo mes tjerash u shpreh se ishte befasuar gjatë protestës së sotme kur ka parë numër të madh të pjesëmarrësve.
“Sot jemi në një situatë kur edhe festohet por edhe protestohet, se ende s’jemi aty ku duam të jemi. Ne s’jemi kundër festës sepse realisht është festë, por është edhe protestë se akoma s’i kemi të drejtat që i meritojmë”.
“Sot nuk kam pritur kaq shumë njerëz, por ishte i stërmbushur qyteti me mesazhin që ishte ‘stop patriarkatit’ se patriarkati po vret. Kjo ishte thirrje për drejtësi për gratë e vrara si pasojë e dhunës në familje dhe drejtësi në përgjithësi për të gjitha gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë”.
“Ka shumë progres në politikë, por ajo çka na ka befasuar për të mirë është që votuesit kanë votuar direkt gratë dhe nuk është më ajo koha e kuotës. Votuesi e ka parë guximin e grave dhe i ka shpërblyer me votë”.
“Po shpresoj që në qeverinë e ardhshme do të zbatohet ligji 50/50, nëse Kurti ka menduar t’i ketë 15 ministri dhe pesë nga to të udhëhiqen nga gratëi, ka shansin që zëvendësministra të jënë gra dhe kështu të zbatohet ligji 50%”.
“Në zona urbane ka më shumë dhunë në familje se në zonat rurale. Në ato rurale ka probleme me shumë në arsimim”.
“Në zona urbane kemi çifte që ndoshta të dytë janë pa punë. Çështja ekonomike ndoshta shkakton dhunë. Paramendoni hapësirën e tyre në banesë, dhe hapësirën e atyre në katund me oborr është tjetër vend për ta larguar traumën dhe streset”.
“Gjithmonë ka qenë më prezente dhuna në zonat urbane, si në pandemi ashtu edhe më përpara”.
“Kërkohet drejtësi dhe ky patriarkat të zhduket, sepse po krijon edhe dhunë por edhe vrasje. Kjo është ajo që po na tmerron ditëve të fundit me numër të madh të grave të vrara dhe kjo duhet të ndryshojë”.
“Duhet të veprojnë institucionet, të zbatohët ligji, sepse me zbatim jemi shumë mbrapa. Ka lëvizje, por akoma duhet të punohet më shumë. Natyrisht që bie numri i vrasjeve sepse ai mendon që nëse kryen vrasje, e di që nuk e pret dënimi i gjatë”.
“Duhet të ketë një solidaritet më të madh mes grave. Kur gratë janë bashkë, atëherë forca është më e madhe dhe guximi më i madh, sepse aty është përkrahja”, u shpreh Rugova.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...