Rugova: Mesazhet që po vijnë nga SHBA-ja janë një lloj ultimatumi

22:18 | 4 Mars 2019
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se Kosova me këtë politikë është duke i rrezikuar marrëdhëniet me SHBA-të.

“Fatkeqësisht, si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, po të më thoshte dikush që do të vinim në një situatë të tillë ishte e paimagjinueshme dhe kur ia shtojmë atë që i kemi rrezikuar marrëdhëniet tona me SHBA-të. Ky koalicion a ka logjikë shtetformuese dhe përgjegjësi ndaj atyre që ia kanë besuar votën në prag të përmbylljes së etapës së fundit të shtetformimit? Vërtet është e çuditshme”, tha Rugova, në Zona B të Klan Kosovës.

“Kam përcjellë procese të tilla të ecjes së Kosovës, ka pasur presion nga SHBA-të edhe para lufte edhe pas çlirimit edhe pas Pavarësisë për Kosovën. Por, korrespodenca nga Shtëpia e Bardhë po e lusin lidershipin e Kosovës që të gjendet një zgjidhe, që të na bindin për diçka që ne jemi pajtuar se dialogu duhet të vazhdojë. Për ne si LDK dialogu është fundament dhe logjikë e partisë”.

Rugova tha se mesazhet që po vijnë nga SHBA-të janë një lloj ultimatumi.

“Me këto vërjetje në diplomaci, mesazhet që na vijnë mes rreshtave janë edhe si ultimatum dhe duhet trajtuar seriozisht se kah po e orientojnë Kosovën në vitin 2019. Një politikan racional duhej të shqetësohet për këtë që po ndodhë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme