Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, përgjatë kohës sa ka folur për zgjedhjet e brendshme të 14 marsit të këtij subjekti politik, ka pasur një porosi për katër kandidatët që ia mësyjnë postit të kryetarit.
Rugova, i ftuar në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka kërkuar që të bëhet një garë e ndershme, sepse përndryshe do të ndeshet me kandidatët.
“Kushdo që tenton që të zgjidhet me pazare tavoline, pa kuti, do të ndeshet me delegatët. Shefat e partisë nuk i pyet askush. Dofar gjeneralë para 14 shkurtit që i thojshin vetit, nuk i pyet askush”, deklaroi ai.
Tutje, ai tha se kryesia e deritanishme e LDK’së ia ka humbur një përqindje të konsiderueshme LDK’së.
“Ky lidership ia ka humbur 48% elektoratit të LDK’së, prandaj duhet një lider karizmatik e unifikues që mbështetet nga e djathta tradicionale dhe shpirti i LDK’së. Unë dua të besoj që këta njerëz që kanë marrë guximin të kandidojnë për LDK, duhet ta kenë parasysh se LDK është një organizatë e madhe, vështirë e menaxhueshme”, deklaroi ai.
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...