Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Kosovë për nder të 25 vjetorit të çlirimit ku po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Ibrahim Rugova është ati themelues i Kosovës së lirë.
Ai tha se Rugova ishte një njeri i vetëm i cili mes zallamahisë që e rrethonte i tha Kosovës një forcë të panjohur më parë, “atë të ujit që gërryen gurin pa ngut”.
“Rugova ati themelues i Kosovës së lirë ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë. Një politikan i rrahur me vaj e uthull një figurë që edhe sot është e vështirë ta përmbledhur si një të tërë pa i hyre në hak pjesëve.”, u shpreh Rama, shkruan euronews.al.
“Mbetet më atipiku i politikanëve shqiptar. I pashpjegueshëm dot deri në fund për mënyrën se si i imponuar njerëzve si lumi që rrjedh duke krijuar shtatin. Rugova kryetar pa pallat e pa komb e çoi vendin drejt të ardhmes. Ai u vetëshpall president i Kosovës për herë të parë, pati guximin e gjeniut për fatin se nuk rrezikoi jetën, por personalitetin. Ishte një akt donkishotest për shumë”, tha ai.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League