Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, thotë se kjo parti duhet t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente.
”Sa për Vjosën. Mendoj që deputetët e LDK-së duhet të rrinë në sallë dhe t’ia bëjnë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit. Është shumë me rëndësi që maskat të bien deri në fund dhe që, të gjithë ata votues të LDK-së që i besuan, ta kuptojnë se e tëra, gjithë histeria e saj, ishte vetëm për poste dhe përfitime personale. Në demagogjinë e saj nuk ka as edhe një pikë sinqeriteti dhe kjo do të shihet edhe më shumë në periudhën që kemi para”, është shprehur Rugova një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Rezultatet e deritanishme LDK-në e nxjerrin si partinë e tretë pas Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...